I duhen tifozët më shumë se kurrë, Vllaznia njofton çmimet e biletave për sfidën kundër Shiroki Brijeg

Vllaznia luan javën e ardhshme ndeshjen e kthimit kundër Shiroki Brijeg në Ligën e Konferencës. Ballafaqimi i parë nuk shkoi aspak sipas planit për kuqeblutë, të cilët u mposhtën me shifrat 3-1 në Bosnje, në një takim ku arbitri akordi dy penallti dhe nuk hezitoi të tregonte 13 herë kartonin e verdhë për shkodranët.

Në duelin e kthimit Vllaznisë i nevojiten më shumë se kurrë tifozët, për të synuar në një kualifikim të mundshëm në turin e dytë. Klubi kuqeblu do të nxjerrë në shitje biletat duke nisur nga dita e hënë. Çmimet variojnë nga 300 lekë të reja deri në 5000 lekë të reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online