“I doja në stol dhe koha e tregoj çfarë trajnerës janë”, Tare tregon nuhatjen që kishte për Piolin dhe Inzagin: Simone ka vitrinë më të pasur se disa “pleq”

Igli Tare e ka dëshmuar nuhajtjen e tij të pagabueshme në futboll, jo vetëm në zbulimin e futbollistëve, por edhe të trajnerëve. Dy prej trajnerëve të përzgjedhur prej tij po dominojnë futbollin italian në vitet e fundit. Bëhet fjalë për Stefano Piolin dhe Simone Inzagin. Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Igli Tare ka folur rreth trajnerit aktual të Interit dhe ayij të Milanit, të cilët ai vetë i ka dashur në stolin e Lacios në kohën kur kryente rolin e drejtorit sportiv në klub.

“I doja që të dy në stol dhe koha ka treguar se nga çfarë trajnerësh janë. Pioli mbërriti në Milano me një sfond më të larmishëm dhe përvoja të ndryshme. Paranteza te Interi e ndihmoi, por ajo që përjetoi te Lazio dhe Fiorentina e përgatiti edhe për kërcimin përfundimtar. Ai kishte pjekurinë e duhur që kur mbërriti në Milano , më pas e pamë rritjen e tij deri në fitimin e kampionatit.

Në fillim mund të kishte disa pikëpyetje për Simonen: dikush mendoi se ishte shumë i ri, jo shumë ndërkombëtar dhe, në vend të kësaj, ai tashmë ka një vitrinë shumë më të pasur se shumë “të moshuar”. Ai arriti të shkurtojë kohën falë këmbënguljes së tij dhe madje iu afrua Ligës së Kampionëve”, është shprehur Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online