I djeg ende “Topi i Artë”, Levandovski tregohet ironik: Benzema është favorit, nëse nuk e anullojnë

Benzema po përjeton një rini të dytë me Realin  e Madridit, ku ka marrë rolin e liderit në skuadër. Shifrat e tij kanë qenë mbresëlëndëse, çka e bëjnë favoritin kryesor për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon. I të njëjtit mendim është edhe Robert Levandovski, i cili e sheh si alternativën më të mundshme për të fituar trofeun më të lakmuar individual në sportin e futbollit.

Por nuk ka munguar as ironia e polakut, që ende i djeg viti 2020, kur fitoi gjithçka të mundshme me Bajernit. Megjithatë “France Football” vendosi të mos e organizonte ceremoninë e “Topit të Artë” atë vit, duke lënë një peng të madh në karrierën e sulmuesit të Barcelonës.

“Benzema është me shumë mundësi një nga favoritët për të fituar ‘Topin e Artë’, nëse nuk e anullojnë”, ka thënë Robert Levandovski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online