“I dashur armik”, sërish jemi komshinj!

Dy edicione më parë ishte disi jo shumë normale që dy rivalë për titull të stërviteshin paralelisht. Kukësi dhe Partizani ndanin të njëjtin terren për t’u përgatitur për ndeshjet e Superiores, madje dhe kur kishin për t’u përballur mes tyre. Edhe këtë edicion diçka e tillë duket se do të përsëritet, pasi Partizani prej pak kohësh ka vendosur që të stërvitet në Pezë, aty ku Kukësi ka vite që kryen përgatitjet e tij.

Ditën e djeshme oraret e dy skuadrave që në vitet e fundit kanë qenë pretendente për kreun e tabelës ka qenë i njëjtë dhe në dy fusha paralele si Armando Cungu ashtu dhe Skënder Gega kanë udhëzuar të besuarit e tyre. Sërish komshinj dhe ndoshta sërish rivalë për kampion, por kjo mbetet për t’u parë, pasi jemi ende në metrat e para të kampionatit.

Kukësi dhe Partizani do të ndeshen mes tyre në javën e tetë të kampionatit. Do të jetë mjaft interesante për të parë këtë sfidë në distancë sërish, ku mjaftojnë pak metra, për të parë skemat e kundërshtarit! “I dashur armik”, ja ku jem isërish komshinj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online