“I çuditshmi” Werner e ka psikologjike, si e motivon Tuchel: Nesër nuk do t’ia dijë njeri! Nuk ka gjë për të qarë

Timo Werner është kthyer në një çështje me vete te Chelsea. Futbollisti ka marrë goditje të madhe psikologjike dhe humbet gjithmonë rastet e pastra kur ndodhet i vetëm përpara portierit. Kjo ndodhi në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe historia u përsërit sërish ndaj Realit të Madridit.

Përpara se të kthehej te Chelsea do të përballej edhe me kritikat e një kombi të tërë pasi gaboi përpara portës së Maqedonisë së Veriut kur gjendej i vetëm dhe Gjermania do të humbte në shifrat 1-2.

Por pavarësisht se këto gabime janë të pafalashme, trajneri Tuchel i del në mbrojtje lojtarit: “Humbi rastin e madh ndaj Ëest Ham dhe e bëri sërish këtu. Por nuk ka asgjë për të qarë. Kjo është gjëja më e mirë e sportit, askujt nuk i intereson më nesër. Ëerner është i zemëruar ndoshta. Nesër ka një ditë të lirë dhe pastaj, një ditë më vonë, ka nevojë që ta mbajë kokën lartë”, tha trajneri i Chelsea. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *