Dikur vetëm dy fëmijë të vegjël në kampin veror, sot festojnë golin në gjysmëfinale kundër Realit

Dikur Christian Pulisic dhe Mason Mount ishin vetëm dy fëmijë të vegjël dhe shokë të ngushtë që gjendeshin në kampin veror të Chelseat. Të dy kishin ëndrrën për t’u bërë lojtar të mëdhenj në të ardhmen, si gjithë figurat legjendare që shihnin në televizor. Por edhe pse të vegjël në moshë e kuptonin se aventura e tyre do të merrte rrugëtime të ndryshme dhe se ishte thuajse e pamundur që të vazhdonin në të njëjtën rrugë deri në fund.

Nga viti 2010 shkojmë në 2021. Christian Pulisic dhe Mason Mount gjenden duke festuar golin në gjysmëfinalen e “Champions League” ndaj Realit të Madridit. Kënaqësia e ofruar nga ky moment është i madh teksa dy futbollistët shohin njëri-tjetrin në sy për të rikthyer në kujtesë gjithë vitet e shkuara. Papritur janë pikërisht këta persona që po shihen nga televizori si idhull dhe modele nga shumë fëmijë të tjerë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online