Luis Van Gal është një ndër trajnerët që ka drejtuar ekipe me shumë peshë si Barcelona, Bajern Mynih, Mançester Junajtid apo dhe kombëtarja e Hollandës. Gjithsesi, jeta e tij nuk ka qenë dhe aq e lehtë sa duket, pasi jo çdo gjë përqendrohet te futbolli. Holandezi ka 8 vëllezër dhe tashmë vetëm 3 prej tyre janë gjallë. “Jam 67 vjeç dhe vetëm një nga vëllezërit e mi e ka kaluar moshën 70-vjeçare”, deklaroi dikur Van Gal.
Vetëm në moshën 11-vjeçare, Van Gal humbi babain e tij, më pas iu desh të përballonte humbjen e gruas së tij dhe së fundmi ka humbur dhe dhëndrin e vajzës së tij, gjë që e bëri të largohej për disa kohë nga futbolli. Ish-trajneri i Junajtid së fundmi, gjithnjë ka thënë se ka trashëguar një pjesë të mirë të karakterit të babait të tij që ishte i ashpër, besonte në disiplinë dhe respekt.
Përkushtimi i Van Gal në punën që bënte ishte si një maniak. Mendonte për çdo gjë, madje dhe duke vendosur vendet e lojtarëve në tryezë. Kjo ishte dhe arsyeja pse marrëdhënia që tekniku kishte me lojtarët ka qenë gjithmonë ekstreme. Ose luftë apo paqe. Siç është raportuar edhe nga ish-lojtari i Bajern Mynih, Martin Demikelis: “Unë nuk do të them se ishte trajneri më i keq në karrierën time, në të vërtetë, ishte me të vërtetë motivues. Mësova shumë prej tij. Por ai ishte plotësisht i çmendur.
Mbrojtësi argjentinas ka zbuluar një episod të ndodhur, në kohën kur Van Gal drejtonte Bajernin dhe Demikelis ishte lojtar i bavarezëve. “Në atë kohë trajneri kishte shumë presion, pasi po linte shumë pak hapësirë për lojtarë kampionë si Luka Toni e Miroslav Klose (të cilët nuk kishin një raport të mirë me Van Gal). Trajneri i mblodhi të gjithë në dhomën e zhveshjes dhe uli pantallonat duke bërtitur: “Unë kam tope!”. Ishte mënyra e tij, me të vërtetë i çmendur”, përfundoi Demikelis.