I çmenduri/ “Nuk i ndieja duart që nga raundi i parë”, Mati fitoi duke i habitur: As pijen nuk hapja dot tani…

Reshat Mati ka siguruar një tjetër fitore me knock-out mbrëmjen e sotme duke lumturuar kështu të gjithë tifozët kuqezi që ishin duke pritur me padurim rikthimin e tij në arenën e boksit. Kundërshtari i Matit, Okoth, ishte një kundërshtar mjaft i denjë, duke shkuar në 6 raunde, megjithatë nuk arriti të përballonte fuqinë e madhe që boksieri shqiptar mban në duar.

Por ajo që i ka habitur të gjithë pas ndeshjes është fakti se Reshat Mati e ka pranuar se i ka dëmtuar të dyja duart e tij që në raundin e parë, duke mos i ndierë ato. Megjithatë sërish ka arritur që të fitojë përballjen e tij të 9 në boks, atje ku numëron 0 humbje. Gjithashtu një shpjegim e ka edhe për veshjen e tij si “Batman-i shqiptar”.

“Kam bërë një sondazh në “Instagram” që me çfarë veshje të futem në ring, me “Spiderman” apo me “Batman”. Ndjekësit e mi zgjodhën “Batman-in” dhe unë hyra kështu. Në fakt që në raundin e parë kam dëmtuar të dyja duart e mia. Nuk i ndieja fare, madje edhe këtë pijen tani që po e konsumoj e ka hapur dikush tjetër se unë nuk mundja. Nuk po i ndiej duart fare edhe tani”.

Gjatë një momenti nga përballja kundër Okoth, Mati dhuroi spektakël duke u ngritur pas u rrëzua në tokë me peshën e trupit. Por Mati e tregoi se kjo ka qenë më tepër një “lëvizje e detyruar”: “Thjeshtë nuk mund të përdorja duart e mia, duhet të ngrihesha me këmbët”, tha Mati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online