E FUNDIT/ I veshur si “Batmani shqiptar”! Ka 0 humbje, Reshat Mati i dëmtuar rrëzon përtokë Okoth (VIDEO)

Reshat Mati ka siguruar një tjetër fitore me knock-out mbrëmjen e sotme duke lumturuar kështu të gjithë tifozët kuqezi që ishin duke pritur me padurim rikthimin e tij në arenën e boksit. Kundërshtari i Matit, Okoth, rezultoi një kundërshtar mjaft i denjë, duke shkuar në 6 raunde, megjithatë nuk arriti të përballonte fuqinë e madhe që boksieri shqiptar mban në duar.

Edhe pse me të dyja duart e dëmtuara, Reshat Mati arriti të sigurojë knockoutin në raundin e 6-të, me një kombinim fantastik, duke përmirësuar rekordin fantastik në 9 fitore dhe 0 humbje. 22 vjeçari gjithashtu vazhdon të mbetet përherë krijues, teksa në hyrjen në ring ka veshur kostumin e Batmanit, por me shqiponjën përkrenare të qëndisur në të. I njohur ndryshe edhe si “Arusha shqiptare”, Reshat Mati është rritur në Amerikë me atdhetarizëm e dashuri për rrënjët e tij, ndërsa cilësohet me prespektivë të jashtëzakonshme në arenën e boksit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online