Ndonëse sporti i tenisit nuk ka shumë tifozë në Shqipëri, shumë prej nesh e njohim legjendën absolute të kësaj fushe, Roger Federer i cili ka fituar shumë tituj botëror. Guido Pella , një tenis i renditur në vendin e 20 në rankimin botëror ka ngritur në piedestal Federerin dhe Rafael Nadal si dy tenistët më të mirë të të gjitha kohërave.
Megjithatë ai u fokusua më shumë tek legjenda zvicerane, pasi ishte kundërshtari i tij i fundit, duke humbur në fund vetëm në setin e tretë. Edhe pse një ndeshje shumë e vështirë, ai përsëri nuk e fshehu inferioritetin ndaj Federer. ‘’ Ai të bën të ndihesh sikur nuk ke luajtur asnjëherë tenis, shumë e vështirë të fitosh ndaj tij’’, u shprej Guido Pella./Sport Ekspres/