I braktis edhe matematika/ Një tjetër goleadë në statistikat për tu harruar, ekipi i Mustafit bie nga kategoria

Shalke 04 i ka thënë lamtumirë Bundesligës ditën e sotme. Një skuadër me tradita të mëdha në futbollin gjerman, por tradita nuk vlen aspak nëse nuk tregohet në fushën e lojës. Ky sezon ka qenë i mbrapshtë për ekipin nga Gelsenkirshen, që ka njohur vetëm 2 fitore në kampionat. Shumë trajnerë të ndërruar brenda pak muajve, por përsëri situata nuk ka ndryshuar.

Ditën e sotme ka ardhur një tjetër humbje me goleadë, që i ka dhënë edhe goditjen e fundit për rënien nga kategoria. Skuadra ku luan edhe Shkodran Mustafi ka humbur me rezultatin e thellë 4-0 kundër Frajburgut, duke shtuar kështu një tjetër disfatë në statistikat për tu harruar të këtij sezoni. Plot 75 gola të pësuar numëron deri më tani Shalke 04, kundrejt vetëm 18-ve të shënuar. Ndërkohë përpos 2 fitoreve, këtë skuadër e kanë përndjekur 17 humbje dhe 7 barazime në Bundesligë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *