Shumica e futbollistëve të njohur po shijojnë pushimet me familjarët ose të dashurat e tyre. Dele Ali ka zgjedhur ishullin e Mikonos në Greqi për të kaluar disa ditë me të dashurën e tij, Rubi Mae.
Një episod i papritur ka ndodhur gjatë ditës së sotme, duke krijuar panik tek e dashura e tij. Mesfushori anglez ka pësuar një gjendje të fikëti në mes të plazhit dhe është dashur ndërhyrja e dy personave të sigurisë për ta futur në makinë dhe për ta dërguar më pas në hotel.
Temperaturat e frikshme, volejbolli i plazhit dhe ndonjë pije më shumë seç duhet kanë ndikuar në rënien e tensionit dhe 23-vjeçari i ka trembur të gjithë. Për fat asgjë serioze dhe lojtari i Totenhemit e ka marrë veten për të vazhduar qetësisht shijimin e pushimeve.