Ish-boksieri Florim Xhabiri ka fituar betejën e tij më të rëndësishme. Jeta e goditi me një sëmundje të rëndë, por ashtu si në ring, ai nuk u dorëzua. Qëndroi në këmbë dhe u përball deri në fund, duke tejkaluar të gjitha vështirësitë që iu shfaqën, edhe ato ku shumë njerëz do të ndiheshin të pafuqishëm dhe do të dorëzoheshin.
Pas disa operacioneve, Xhabiri ka fituar më në fund përballjen e tij me tumorin. Pavarësisht sëmundjes së rëndë, Florimi nuk e humbi asnjëherë pasionin e tij për boksin. Xhabiri vijon të ndjekë një jetë të disiplinuar dhe me një regjim strikt prej sportisti duke jetuar dhe frymuar në saj të këtij pasioni të madh. /Sport Ekspres/