VIDEO/ Krenaria e Ballkanit! Kroacia nuk ka “plakje”, përmbysin Holandën mes dramës së madhe dhe shkojnë në finalen e Ligës së Kombeve

Shumë është thënë se brezi i artë i Kroacisë përfundoi dhe se kjo Kombëtare nuk do të shkëlqejë më, por në fakt ka ndodhur e kundërta. Një tjetër rezultat fantastik vjen për këtë ekip që mundi në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve Holandën.

Tulipanët kaluan të parët në avantazh me anë të Malen në minutën e 34. Rezultati u barazua nga Kramaric dhe Pasalic solli përmbysjen te Kroacia. Megjithatë në minutën e 96 të takimit, Lang barazoi gjithçka duke sjellë kohën shtesë.

Në shtesë, Kroacia ishte e papërmbajtshme. Petkovic dhe Modric e dërguan rezultatin në 2-4, me kroatët që kalojnë në finalen e Ligës së Kombeve, atje ku do të përballen me fituesin e çiftit Itali-Spanjë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online