“I bën “El Clasicot” më të bukura”, Ramos flet për largimin e Mesit: Nuk e di nëse po e bën në mënyrën e duhur

Serxho Ramos ka qenë i pranishëm ditën e sotme në konferencë për shtyp përpara takimit që Kombëtarja spanjolle do të zhvillojë kundër Gjermanisë. Ndër pyetjet e gazetarëve nuk mund të mungonte as ajo për largimin e Leo Mesit, që është kthyer në temën e ditës në Spanjë, por edhe në mediat botërore.

Kapiteni i Realit të Madridit shprehet se për hir të futbollit spanjoll do të ishte mirë që ylli argjentinas të mos largohej, pasi prezenta e tij i bënte edhe më të bukura përballjet klasike mes galaktikëve dhe Barcelonës. Por gjithashtu Ramos shton se Mesi ka të drejtën e tij për të zgjedhur se çfarë do të vendosi për të ardhmen.

“Nuk është një çështje që na shqetëson. Mesi ka fituar të drejtën për të vendosur të ardhmen e tij. Nuk e di nëse po e bën në mënyrën më të mirë, por sigurisht që për futbollin spanjoll, për Barcelonën dhe për ne, që na pëlqen të fitojmë duke qenë më të mirët, do të donim që ai të qendronte. Mesi e bën Ligën dhe skuadrën e tij më të mirë, si dhe “El Clasicot” më të bukura. Nuk çfarë të shtoj, e ka fituar atë të drejtë vetë. Nuk është një lajm shqetësues për ne”, ka thënë Serxho Ramos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online