“Superpsort” humbet të drejtën e Superligës, 380 mijë euro për transmetimin e kampionatit

Platforma “Superpsort” duhet t’i thotë përfundimisht lamtumirë të drejtës së transmetimit të Superligës së Kosovës për sezonin e ardhshëm. Media shqiptare dhe FFK-ja kanë shkëmbyer reagime mes tyre për këtë çështje. Gazetari Dritan Shakohoxha e konsideronte të pandershëm tederin për të drejtat televizive, duke akuzuar se po përjashtohej një kompani shqiptare, ndërsa Federata e Kosovës do t’i kujtonte borxhet që kompania kishte kundrejt tyre.

Megjithatë kjo çështje mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur dhe nuk ka më vend për diskutim. Është “Art Motion & Klan Kosova” ajo që ka fituar të drejtën televizive të elitës së futbollit Kosovar, duke ofruar shifrën më të lartë ndër ofertuesit. Plot 380 mijë euro është shuma që “Art Motion & Klan Kosova” do të paguajnë për Superligën e Kosovës, duke arritur kështu marrëveshjen me FFK-në./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online