“I bekuari i tetorit”/ Mediat prestigjoze në Itali ngre në qiell Kumbullën: Luftëtari që nuk dorëzohet kurrë

Nga Klaudio Ndreca

Marash Kumbulla është duke përjetuar një ëndërr të madhe në Seria A, teksa i veshur me fanellën e Romës po qëndron në lartësinë e emrit të klubit që zgjodhi për të vazhduar karrierën. Muaji tetor është padyshim një bekim për të pasi janë shënuar shumë data prej kësaj periudhe në kalendar. Në tetor arriti që të debutonte me Kombëtaren e Shqipërisë, por njëkohësisht edhe tre gola që ka shënuar (dy gola me Romën dhe një gol me Veronën kundër Sampdorias në 2019), erdhën pikërisht në këtë muaj.

Mediat prestigjoze në Itali, “Corriere dello Sport” e vlerëson së tepërmi figurën e Kumbullës duke e quajtur si një luftëtar që nuk dorëzohet kurrë. Deri në minutën e 84 do të cilësohet si personazhi negativ te Roma për shkakun se e humbi Ibrahimoviç në golin e parë, pa pasur mundësinë që t’i hiqte festën. Megjithatë ia doli me sukses në minutat e fundit për ta kthyer atmosferën në krahun e Romës. Një tjetër aspekt që vlerësohet së tepërmi te Kumbulla është edhe maturia e këtij djaloshi të ri. Pavarësisht formës fantastike që është duke kaluar mbetet po aq i ndërgjegjshëm se ka shumë për t’u përmirësuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online