Publikohet audio mes gjyqtarëve për penalltinë e Realit, rriten polemikat te “El Clasico”

Në përballjen mes Barcelonës dhe Realit të Madridit ka pasur një moment shumë të diskutueshëm dhe kryesor përgjatë 90 minutave. Pikërisht penalltia e fituar nga ana e Serxho Ramos që do t’i dërgonte shifrat në 1-2.

Pas një kontakti në zonën e katalanasve me tërheqjen e Lenglet, arbitri kryesor do të akordonte 11-metërshin pasi e pa rastin edhe në VAR. Një vendim tërësisht i vendosur prej tij, madje duke i dalë kundër edhe ndihmësave.

Në media është publikuar edhe një audio teksa ndihmësit e Munueras i komunikuan se duhej të ishte faull në favor të Barcelonës dhe jo penallti për Realin e Madridit, pasi “loja” me tërheqjen e fanellës kishte filluar nga ana e Ramosit. Katalanasit kanë reaguar ashpër kundër gjykimit në këtë ndeshje që sipas tyre vendosi “El Clasico”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online