A do të luajë Ronaldo nesër kundër Barcelonës? Andrea Pirlo tregon kohën për lajmin e shumëpritur

Më tepër interes edhe sesa vetë ndeshjet e mbrëmjes sonte në “Champions League” ka një lajm mbi Kristiano Ronaldon. A do të luajë ylli portugez kundër Barcelonës? A do të kemi një përsëritje të duelit kundër Mesit?

E gjithë bota e futbollit e kërkon një duel të tillë, por jemi ende në pritje të përgjigjes përfundimtare. Ylli portugez ishte mbartës i pandemisë dhe për këtë arsye është në dyshim të madh kundër Barcelonës. Trajneri Andrea Pirlo ka treguar në konferencën për shtyp se në mbrëmje do të mbërrijë edhe rezultati i testit të kryer nga Ronaldo, duke shpresuar se do të jetë negativ dhe do të ketë mundësinë që të luajë kundër gjigandëve të “La Liga-s”.

“Kristiano Ronaldo e ka bërë testin dhe sot në mbrëmje do të kemi rezultatin. Ne duhet që të presim dhe pastaj të vendosim. Duhet ta vlerësojmë edhe gjendjen pasi është e vështirë që të kthehesh e të luash pas 15 ditësh mungese”, ka thënë Pirlo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online