“Hysaj nuk shihet me sy, nuk është për Serinë A”! Gazetari italian shpërthen ndaj Sarrit: A je çmendur? Si të vlerësoj kur e merr Elseidin kudo shkon?

Gazetari italian që është afër ekipit të Lacios, Furio Focolari, ka shpërthyer me trajnerin Sarri sa i përket Elseid Hysajt. Performanca e mbrojtësit shkodran la për të dëshiruar në derbin ndaj Romës, duke qenë më i dobëti në fushë së bashku me Acerbin.

Kështu Focolari ishte tërësisht i papërmbajtshëm ndaj Sarrit dhe nuk mund të kuptojë besimin e madh që ka treguar karshi Hysajt, duke e marrë me vete kudo ka drejtuar. “Si mundet të vlerësoj unë një trajner që e merr Hysajn nga Empoli te Napoli dhe pastaj e kalon nga Napoli te Lacio?

Kur pashë formacionin zyrtar me Hysajn, mendova: “Sarri, je i çmendur?”. Hysaj nuk shihet me sy, nuk luan dot në Serinë A. Napoli e largoi megjithëse kishte probleme në krahun e tij”, tha Focolari. /Sport Ekpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online