E mbani mend djaloshin që mblidhte topa? Eliminoi Barcelonën me shpejtësinë e tij, tani ka shënuar 23 gola te Liverpuli dhe pret ftesën e Klop

Shumica e tifozëve të futbollit mendojnë ende për ndeshjen e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Barcelonës në vitin 2019. Pas humbjes 3-0 në Camp Nou, të kuqtë festuan në ndeshjen e kthimit me shifrat 4-0 dhe kaluan në finale, ndërsa lavdinë e mori Trent Alexander Arnold, i cili bëri goditjen e këndit më të mirë në historinë e futbollit.

Me një reagim të shpejtë, ai ia pasoi topin Origit, i cili vulosi me gol fatin e Barcelonës, por një rol të madh në golin e përmendur luajti djali që grumbullon topat. Ishte Oakley Cannonier ai që ia dha topin me shpejtësi Arnoldit, ndërkohë që mbrojtja e Barcelonës ende nuk ishte e vendosur mirë.

Cannoier i lartpërmendur tre vjet më vonë është shpresa e madhe e Liverpool-it. 17-vjeçari është golashënuesi më i mirë i ekipit U18 të Liverpool-it dhe këtë sezon ka shënuar 23 gola në 29 ndeshje në të gjitha garat dhe tashmë është stërvitur me ekipin e parë. Nuk do të jetë çudi nëse Klopp do ta përfshijë atë në listën e ekipit të parë në disa ndeshje të Premier League apo Kupë sezonin e ardhshëm dhe në vitin 2021 të nënshkruajë një kontratë profesionale me Reds. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online