Hysaj: Krenari që Cana më dha shiritin! Panuçi strikt? Shikoni ç’bën Enrike

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit dhe i kombëtares, doli sot paramediave dhe iu përgjigj pyetje të shumta të gazetarëve. “Jam i kënaqur me nisjen e kampionatin dhe trajnerin e ri. Po përpiqem të jap maksimumin tim edhe me kombëtaren. Jam ndjerë krenar kur Lorik Cana më ka dhënë shiritin e kapitenit. Kam qenë i vogël kur e kam parë ku do të luaj. Për shiritin të shohim në të ardhmen. Është një mungesë e madhe, por jemi një grup i mirë. Janë kthyer disa lojtarë me eksperiencë dhe jemi një grup më i bashkuar.

HUMBJET  ME KOSOVËN DHE UKRAINËN – “Miqësoret e verës na shkuan keq dhe do harrojmë. Me këtë entuziazëm besoj se do të bëjmë më mirë se në dy miqësoret. Te kombëtarja ka pasur gjithmonë lojtarë me pak minuta. Me karakterin që kemi ne shqiptarët besoj se do të japim maksimumin.

Duhet të jemi të qetë, të mos mendojmë për ndeshjet e shkuara. Është një mundësi për të shkuar në Europian. Jemi gati, të gjithë e kanë kuptuar se nuk ka miqësore. Janë ndeshje reale që na afrojnë me kualifikimin në Europian.

IZRAELI – “Duhet të mos i falim minutat që u dhamë edhe në ndeshjen e shkuar. E kemi treguar edhe në dy ndeshjet e mëparshme. Na duhet përqendrim dhe të jemi gati. Do t’i kemi mundësitë për të fituar ndeshjen”.

“Kemi një trajner të ri, mendime të reja lojë. Po mësohem me lojën, vërejtjet që kemi pasur po i rregullojmë”.

DALJET NË SULM – “Do bëj punën që më thotë trajneri. Duhet të mendojmë për Europianin që kemi bërë. Kualifikimi edhe njëherë tjetër është një entuziazëm që duam ta përjetojmë sërish. Dua ta përsërisim. I kemi shanset.

Besoj te vetja ime, jam i qetë sepse e kam dhënë maksimumin. Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit. Kam trajnerin. Unë vij te kombëtarja për t’i dhënë vendit tim. Jam maksimumin gjithmonë. Po të jetë për qejf iki diku tjetër”.

“Roshi dhe Sadiku janë të dëmtuar dhe shpresoj ta marrin veten. Kemi edhe lojtarë pa minuta. Janë zgjedhje të trajnerit. Po aplikojmë të njëjtat skema

Ançeloti-Panuçi? Kanë mënyrat e veta. Ançeloti është më i qetë. E keni parë ën Spanjë, Enrike u merr telefonat në mëngjes dhe ua jep në darkë. Ka edhe më keq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online