Ekskluzive/ “Kur gjykojnë Mesin dhe Ronaldon…”, Hoxhaj shpjegon festën: Na dukej sikur i kishim kundër të gjithë

Nga Klaudio Ndreca

Adrenalina është kthyer te Vllaznia dhe zemrat e shkodranëve kanë nisur që të rrahin edhe njëherë fortë nga gëzimi. Ekipi i tyre i zemrës fitoi ndaj Kastriotit në shifrat 0-1 falë golit të Hoxhajt në minutën e fundit. Ky ishte trepikëshi i parë i ardhur pas 5 ndeshjeve të fundit ku Vllaznia nuk kishte arritur asnjë fitore të vetme. Mes presionit të madh ndërsa trajneri Brdariç “u shkarkua” dhe “u rikthye” brenda 24 orësh, nuk mund të kishte asgjë më pak sesa festa e shfrenuar.

E gjithë skuadra ka shpërthyer si të ishte vërshëllima e një finale të fituar pas ndeshjes me Kastriotin. Por për Vllazninë çdo ndeshje konsiderohet si e tillë, pasi në Shkodër presin shumë nga skuadra në këtë sezon. Hoxhaj ishte “heroi” që solli gëzim nga njëri-krahë dhe trishtim në tjetrin.

Trajneri Ndreu nuk e kapërdiu dot festën përpara syve të tij dhe u shpreh se nuk e kuptonte dot “eksitimin” dhe “tërbimin” e kundërshtarëve. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Hoxhaj na përgjigjet edhe për këtë aspekt. Fillimisht e nisim duke e pyetur se çfarë nisi të përjetonte kur po shihte topin e përfunduar në rrjetë.

“Realisht kam përjetuar adrenalinë të lart në ato momente. Një fitore në fund dhe goli i realizuar nga ana ime. Kritikat? Të them të drejtën, nuk më bëjnë përshtypje. Njerëzit gjithmonë gjykojnë dhe kritikojnë. Kam parë njerëz që gjykojnë Mesin dhe Ronaldon kur nuk arrijnë që të shënojë. E vetmja gjë që më ka ardhur keq është se nuk po merrnim rezultate të mira, kemi humbur vërtet shumë pikë. Por le të shohim përpara.

Festa? Për profesor Ndreun kam shumë respekt. Ndoshta ne kemi festuar shumë, por realisht ishim shumë të ngarkuar. Na është dukur gjithë këto kohë sikur kishim çdo njeri kundra nesh nga rezultatet jo të mira që kemi pasur. Brdaric na komplimentoi për fitoren dhe lojën. Ky rikthim në vendin e parë nuk duhet që të na shpërqendroi tani”, ka thënë Hoxhaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online