Shqipëria humbi shtyllën e mbrojtjes në ndeshjen kundër Hungarisë. Berat Gjimshiti la pas një boshllëk të madh në prapavijën kuqezi me dëmtimin e tij. Mbrojtësit e qendrës nuk mungojnë në listën e Rejas, por forma e tyre nuk garanton një siguri të madhe, aq më tepër kur përballë do të kenë një lojtar të klasit botëror siç është Levandovski. Për këtë arsye ekziston edhe hipoteza e tërheqjes së Elseid Hysajt në vendin e Gjimshitit. Një hipotezë kjo që mbështetet edhe nga trajneri shqiptar, Oltion Kërnaja. Një një prononcim për “Sport Ekspres”, Kërnaja analizon dhe liston arsyet e tij përse Hysaj do të ishte një zgjidhje mjaft efikase për të zëvendësuar Berat Gjimshitin.
“Një opsion real, për të zevendesuar Gjimshitin në 3-shen e mbrojtjes përkrahë Ismajlit dhe Kumbulles do të ishte Hysaj. Nga cilësitë të cilat e karakterizojnë Elseid Hysajn, por edhe mënyrën e lojës së Kombëtares! Arsyet se perse mendoj se Hysaj do të bënte shumë mirë rolin e mbrojtësit të qendrës janë të shumta. Duke e nisur nga loja e Kombëtares, ku shpesh herë njëri nga qendërmbrojtësit duhet të avancojë përpara në ndihmë të manovrës sulmuese për të fituar superioritet numerik. Hysaj do e bënte më së miri. Në lojën një kundër një Hysaj është lojtar i pakalueshëm, çka do e vështirësonte së tepërmi punën e sulmuesve polak. Taktikisht është ndër mbrojtësit më të mirë të ekipit tonë. Statistikat e vetë Hysajt flasin për një lehtësi në përshtatje në skemën me 3 mbrojtës. Saktësia e pasimeve mbi 85%, mesatare prej 70.2 pasimeve për ndeshje. Mesatarisht 21 duele për ndeshje, 18 prej të cilëve të fituar ndaj sulmuesve kundërshtar.
Edhe ekipet e tjera apo trajnerë të tjerë e kanë përdorur mbrojtësin e krahut si qendër kur luajnë me 3 mbrojtesa. Si psh Anglia, ku në shumë ndeshje Walker, mbrojtesi i djathtë, luan në 3-shen e mbrojtjes. Po ashtu Inzaghi tek Interi përdor Dimarcon në vend të Bastonit. Raste të tilla ka edhe shumë të tjerë. Shpejtësia e Hysajt, mbrotjes me 3 njëri nga qendërmbrojtësit duhet të jetë më i shpejtë për të mbuluar zonat e lëna bosh në raste të kundërsulmeve të ekipit kundërshtar. Nëse Hysaj luan në qender në vendin e tij të linjës së djathtë do të ishte lojtar më cilësi më offensive”, shpjegon Oltion Kërnaja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/