Hynë në fushë për të festuar dhe dolën me medaljen e Piolit, trajneri: Ma vodhën, vetëm atë kisha

Milani fitoi dje titullin kampion të 19 në historinë e tij. Fitorja 0-3 në Sasuolo solli trofeun në duart e kuqezinjve, që mungonte prej një kohe të gjatë për ta. Sapo arbitri sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, tifozët e Milanit kanë mësyrë në fushë për të festuar së bashku me lojtarët. Por duket se koha e gjatë pa medalje ka bërë që ndonjëri prej tyre të mos i rezistojë dot tundimit.

“La Repubblica” ka raportuar se Piolit i vodhën medaljen gjatë festës. Trajneri i Milanit ka bërë thirrje që ti kthehet përsëri, pasi është e vetmja që ka. Medalja e parë në karrierë dhe nuk mund ta gëzonte si duhej. “Më vodhën medaljen gjatë festës. Nëse mund të bëni një apel do t’ju jem shumë falenderues. Është e vetmja që kam”, ka thënë Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *