Boksierët gjithnjë shihen nga njerëzit si persona të fuqishëm, muskulozë e me karakter të fortë burrëror, por duket se përtej kësaj një ndjenjë fëmijënore fle brenda tyre. I tillë është edhe rasti i Derek Chisora-s. Edhe pse 37 vjeç dhe me një karrierë të gjatë në boks, kjo nuk e ndalon sportistin britanik të ketë kapriçot e veta. Chisora refuzon të duelojë kundër Jospeh Parker mbrëmjen e nesërme në rast se nuk e lënë të hyjë i dyti në ring.
“Kemi një debat. Ata duan të hedhin një monedhë për të caktuar kush do të hyjë i pari dhe i dyti në ring. Jo, nuk e bëj këtë. Ose hyj unë i dyti ose iki në shtëpi që tani”, ka thënë Derek Chisora për “Sky Sports”.
Por boksieri britanik humbi bastin e tij në hedhjen e monedhës dhe i duhet të jetë ai i pari që do të futet në ring. Mbetet për tu parë nëse 37-vjeçari do i qendrojë besnik fjalëve të tij, apo do të lërë mënjanë kapriçot fëmijënore dhe do të luftojë në ring me kundërshtarin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/