Husein: Ky Kastriot, i destinuar për në Superiore

“Nidej keqardhje për Burrelin, por me duhet t’i mund në fundjavë”

Bujar Balliu

Kastrioti është skuadra më e mirë në Kategorinë e Parë dhe tashmë është fakt mes lojës e shifrave. Krutanët si asnjë skuadër tjetër deri më tani kanë arritur që në çdo takim të marrin pikë, duke mos pësuar asnjë humbje. Kështu në nëntë javë kampionat kanë regjistruar 7 fitore dhe dy barazime, duke shkuar në shifrën e 23 pikëve, 8 më shumë se vendi i dytë. Interesant është fakti se në këto 9 javë kampionat, krutanët kanë zhvilluar pesë transferta dhe katër ndeshje në shtëpi. 15 gola ka arritur të shënojë skuadra e Samuel Nikajt, ndërsa ka pësuar vetëm 4. Të shtunën luhet java 10-të ose e thënë ndryshe  fillon faza e dytë e kampionatit. Kastrioti e nis në shtëpi dhe përball tyre do të jetë Burreli, skuadra e cila aktualisht ndodhet në vendin e fundit të klasifikimit.

NIGERIANI – Mbrojtësi nigerian i krutanëve, Lukman Husein, në një prononcim për “Sport Ekspres”, flet për ecurinë e skuadrës, ndeshjen e radhës, por edhe besimin që i është dhënë nga drejtuesit krutanë prej disa ndeshjesh: “Jam i lumtur që jemi skuadra më e mirë dhe më e suksesshmja e grupit. Që kur erdha në verë këtu, pashë që ky klub është mjaft serioz dhe ecën me projekte madhore. Pashë që u afruan lojtarë cilësorë dhe u ruajt “boshti” i skuadrës së një viti më parë, dhe kjo rezultoi e suksesshme. Deri më tani kemi zhvilluar një kampionat të mirë dhe kemi marrë rezultatet të shkëlqyera. I gjithë ky sukses ka ardhur prej përkushtimit maksimal i të gjithë ekipit, dhe vlerësimit që ne i kemi bërë çdo kundërshtari. Personalisht jam mjaft i lumtur që prej disa ndeshjesh, më është besuar në vend titullari dhe për këtë jam i lumtur, dhe premtoj që do jap më të mirën time. Sa i takon ndeshjes së radhës, me gjithë respektin që kam për Burrelin, pasi kam qenë pjesë e kësaj skuadre një sezon më parë, ndjej keqardhje për pozitat ku ndodhet, por ne kemi të tjera synime dhe kurrsesi nuk na lejohet të gabojmë, ndaj më vjen keq, por ne synojmë vetëm tri pikët”, – e mbylli Husein.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online