Humbje e rëndë për Granadan e Myrto Uzunit, i mund vendi i parafundit dhe tani rrezikohet seriozisht La Liga

Granada ku luan edhe Myrto Uzuni po rrezikon seriozisht rënien nga La Liga. Në ditën e sotme trajneri kishte vendosur që të linte sulmuesin shqiptar në stol, teksa në fund ka humbur me shifrat 1-4 ndaj Levantes. Uzuni do të aktivizohej në të 70, por ndeshja ishte e mbyllur me rezultatin 0-2 dhe për më tepër duke luajtur me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Sanchez në të 54.

Levante ndodhet në vendin e parafundit dhe me këtë humbje të Granadas, kjo skuadër ndan të njëjtin numër pikësh me Mallorcan dhe vetëm një pikë më tepër se Cadiz, vendi që të rëzon nga La Liga, ndërsa Cadiz ka një ndeshje më tepër për të zhvilluar se dy ekipet e sipërpërmendura. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *