Liverpuli u mposht në transfertë nga Uolvesi me rezultatin 2-1, duke u eliminuar nga “FA Cup”. Një rezultat i tillë nuk është një problem, pasi të kuqtë luftojnë fort në kampionat dhe Champions Ligë.
Pavarësisht humbjes, një rekord është thyer gjatë takimit të mbrëmshëm. Jurgen Klop vendosi të hidhte në fushë Ki-Jana Hoever në minutën e gjashtë. Dëmtimi i Dejan Lovren i dha mundësinë 16-vjeçarit të debutonte me Liverpulin, duke u bërë kështu lojtari më i ri, i cili debuton në “FA Cup”.
Mbrojtësi holandez, i lindur me 18 janar të vitit 2002, zhvilloi një takim shumë të mirë, ndërsa Klop dhe tifozët e Liverpulit shpresojnë dhe fërkojnë duart për talentin që kanë në ekip.
View this post on Instagram
Ki-Jana Hoever, our youngest ever @emiratesfacup debutant ?? #LFC #LiverpoolFC #WOLLIV #FACup