Humbja turpëruese ndaj Empolit! Zbulohet fjala e thënë nga Chiellini për trajnerin gjatë ndeshjes: Nuk jemi skuadër

Juventusi e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon të ri në Serinë A. Bardhezinjtë nuk kanë arritur që të marrin ende fitoren e parë, ndërsa në shtëpi do të humbisnin nga Empoli në shifrat 0-1.

Me Cristiano Ronaldo që është larguar, shpresat për të fituar trofe zbehen së tepërmi. A ishte e rastësishme fitorja e Empolit në mbrëmjen e djeshme? Ndoshta jo edhe aq! Mediat italiane zbuluan se gjatë ndeshjes Chiellini ka folur me Alegrin duke i thënë: “Kjo nuk është një skuadër”.

Pra futbollisti veteran po e kupton se diçka nuk po shkon me Juventusin dhe se nuk janë gati ende për të vazhduar me ritmin e ndeshjes. Megjithëse ende në fazën e rindërtimit, por koha nuk pret dhe presioni do të rritet më tepër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online