Humbja me Tiranën rezulton fatale! Bylis vendos të largojë trajnerin Bellai, ja se kush do t’i drejtojë ballshiotët

Bylisi ka vendosur që të largojë trajnerin pas humbjes së thellë me Tiranën. Bellai nuk do të jetë më në drejtimin e ballshiotëve. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që të rikthejnë Naxhi Shensoin në krye të skuadrës.

“Klubi ballshiot dhe trajneri Arian Bellai, nisur edhe nga ecuria jo e mirë e ekipit javët e fundit dhe mospasja e rezultateve pozitive, në ndeshjet në shtëpi dhe transfertë, kanë gjetur mirëkuptimin për ta mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin. FK Bylis dhe presidenti Besnik Kapllanaj i shprehin mirënjohje trajnerit Arian Bellai për bashkëpunimin, duke i uruar njëkohësisht edhe suksese në vijimin e karrierës së tij.

Ndërkohë vetë presidenti Besnik Kapllanaj konfirmon rikthimin në Ballsh të trajnerit Naxhi Shensoi, një njohje e vjetër në Mallakastër! Nga nesër, trajneri i ri fillon punën me ekipin”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online