Humbja me Kukësin duhet të lihet pas krahëve, Brdariç flet për ndeshjen me Tiranën: Duhet të marrim fitoren, kemi tifozët me vete

Vllaznia do të përballet me Tiranën pas humbjes së pësuar nga Kukësi. Pavarësisht gabimit të fundit, shkodranët besojnë te rezultati pozitiv ndaj vendit të parë të Superiore. E gjitha kjo pasi Vllaznia do të luajë në shtëpinë e saj ndaj verilindorëve dhe do të ketë mbështetjen e madhe të tifozëve, që do të jetë si lojtari i 12. Para këtij takimi është trajneri Brdaric që kërkon fitoren.

“Është një ndeshje e veçantë, jemi të përgatitur për këtë ndeshje të madhe. Do të luajmë kundër Tiranës, e cila momentalisht është në vendin e parë në Kategorinë Superiore. Duhet të japim më të mirën tonë që ndeshja të shkojë pozitivisht për ne. Fillimisht duhet të jemi realistë, mendoj se mënyra sesi funksionon ekipi im dhe i gjithë klubi duhet të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm dhe jemi të motivuar vetëm për fitore.

Synimi është që të fitojmë çdo ndeshje dhe normalisht që është një ndihme e madhe për tifozët tanë që do të vijnë për të na mbështetur për të krijuar një atmosferë mjaft të mirë dhe pastaj puna jonë do të jetë në fushë në mënyrë që të jemi të përqendruar maksimalisht aty për të marrë fitoren ndaj Tiranës”, tha Brdariç. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online