Humbja kundër Liverpulit nuk duhet të sjellë trishtim, trajneri i Interit pranon “takimin me jashtëtokësorët”: Nuk na kishte ndodhur kurrë

Interi ka humbur kundër Liverpulit me shifrat 0-2 në ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt në Champions League. Zikaltërit kanë bërë paraqitje positive, por anglezët ishin më cinik para portës duke fituar edhe në një ditë të keqe. Pas ndeshjes së humbur ndaj Liverpulit, trajneri Inzaghi nuk kërkon që kjo ndeshje të sjellë trishtim, përkundrazi, është i vetëdijshëm për diferencat. Skuadra e Klop shihej si “ekipi i jashtëtokësorëve” për trajnerin e Interit që u shpreh se nuk kishte parë kurrë më herët një kundërshtar të këtij niveli.

“Le të shpresojmë se nuk do të luajmë gjithmonë me Liverpulin. I kam komplimentuar djemtë, kemi bërë një ndeshje të madhe. Unë mendoj se Liverpuli është mes dy ekipeve më të forta të Europës. Interi im meritonte më shumë. Për mua kjo është ndeshja më e mirë e sezonit që kemi zhvilluar si skuadër. Kemi bërë shumë paraqitje të mira gjatë sezonit, por nuk jemi ndeshur kurrë me një ekip si Liverpuli. Le të jetë kjo pika e nisjes”, tha Inzagi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online