VIDEO/ MËKAT! Do të ishte goli më i bukur i të gjitha kohërave të futbollit, shihni çfarë i mohoi traversa kundër Atletiko Madrid

Goli më i bukur i të gjitha kohërave të futbollit mund të ishte ky i realizuari në mbrëmjen e sotme. Por fatkeqësisht traversa nuk e ka lejuar që të ndodhte një gjë e tillë, me mesfushorin Mickael Malsa që do t’i dalë si një makth i keq për ta zgjuar gjithmonë nga gjumi. Levante arriti që të shokonte Atletiko Madridin në kampionat duke fituar me shifrat 0-1 falë realizimit të Gonzalo Melero në të 54.

Miqtë ishin shumë pranë dyfishimit të shifrave në sekondat e fundit. Me portierin Jan Oblak që kishte dalë disi nga porta, mesfushori Malsa tentoi çmendurinë nga mesfusha si për të humbur më shumë minutat. Por goditja shkoi e kalibruar në perfeksion dhe me një hark të admirueshëm, që nuk e merrte në konsideratë ndërhyrjen e Oblak, por për fatin e keq është ndaluar nga traversa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online