“Gjyqtarët harrojnë të ngrenë flamurin”! Klop flet pas fitores me Interin: Këto rregullat e reja të futbollit do më vd.esin një ditë…

Jurgen Klop ka folur në konferencën për shtyp pas fitores me Interin. Liverpuli ia doli që të triumfonte në shifrat 0-2 në transfertë, pavarësisht performancës së mirë të zikaltërve. Në fund ekipi që ishte më cinik para portës arriti që të fitonte. Por trajneri i Liverpulit, Klop, ka prekur një tjetër temë të rëndësishme. Bëhet fjalë pikërisht për rregullat e reja të futbollit ku anësorët nuk e ngrenë menjëherë flamurin për të akorduar pozicionin jashtë loje, por presin më gjatë.

“Gjyqtarët harrojnë që të ngrenë flamurin edhe pse pozicioni është qartësisht jashtë loje. Këto rregullat do të më vde.sin një ditë mua. Sot nuk ishte një ndeshje e shkëlqyer, por mjaftueshëm sa për të shënuar dy gola të mrekullueshëm. Ishte një ndeshje fizike dhe duhej ta gjenim një mënyrë”, tha Klop. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online