Humbja kundër Egnatias, trajneri i Laçit e kishte të qartë sesi rezultati mund të ndryshonte: Mbrojtësat e tyre të krahut shkon përpara, duhej të sulmonim atje

Kukësi po vazhdon që të tregohet fantastik, pavarësisht dyshimeve që ishin në nisje të këtij sezoni, për një dalje të parakohshme në Kategorinë e Parë. Në ditën e sotme kjo skuadër barazoi 2-2 ndaj Skënderbeut.

Verilindorët shënuan dy gola në pjesën e parë me Frenklin në të 12 dhe Likën në të 37. Kur u mendua si një ndeshje e mbyllur, Kukësi u kthye. Zogos ngushtoi shifrat në të 53 dhe Motta shënoi golin tjetër në të 81.

Nga ana tjetër Egnatia fitoi me shifrat 0-2 kundër Laçit. Ndreca shënoi golin e parë në të 47, ndërsa Isgandarli siguroi gjithçka në minutën e 75, duke i dhënë tre pikët Egnatias në transfertën e vështirë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Mirel Josa: “Duhej të ishim më të saktë në momentin që ne do të zhvillonim sulmet tona. Ne u munduam të shpreheshim kur fitonim topin, duhej të ishim më efikas. Egnatia po shkonte përpara me dy mbrojtësat e krahut, ne duhej të sulmonim pikërisht në krahun ku ata linin bosh, në momentin që ne fitonim topin. Duhen lojtarë me eksperiencë dhe mentalitet tjetër në lojë, por nuk mundet në këto momente që të flasim për këtë temë. Duhet që lojtarët që kemi të japin maksimumin e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online