Egnatia i kthehet fitores dhe mund Laçin! Super Kukësi, verilindorëve u shijon si një fitore ndeshja me Skënderbeun

Kukësi po vazhdon që të tregohet fantastik, pavarësisht dyshimeve që ishin në nisje të këtij sezoni, për një dalje të parakohshme në Kategorinë e Parë. Në ditën e sotme kjo skuadër barazoi 2-2 ndaj Skënderbeut.

Korçarët shënuan dy gola në pjesën e parë me Frenklin në të 12 dhe Likën në të 37. Kur u mendua si një ndeshje e mbyllur, Kukësi u kthye. Zogos ngushtoi shifrat në të 53 dhe Motta shënoi golin tjetër në të 81.

Nga ana tjetër Egnatia fitoi me shifrat 0-2 kundër Laçit. Ndreca shënoi golin e parë në të 47, ndërsa Isgandarli siguroi gjithçka në minutën e 75, duke i dhënë tre pikët Egnatias në transfertën e vështirë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online