Humbi derbin e parë me Dinamon, Shehi e shikon të vërtetën në sy: Në pjesën e parë ishim Shkodër, le të na bëhet mësim

Tirana ka pësuar sot humbjen e parë të sezonit. Dinamo ka fituar derbin e parë me bardheblutë, të vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Një gol i Ibrahimit dhe një tjetër nga Skuka kanë mjaftuar për ti dhënë fitoren nëndetëses. Në përfundim të takimit Orges Shehi ka dhënë intervistën e tij për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, ku jep kritika për ekipin e tij.

“Nuk kemi luajtur 45 minuta futboll, nuk ishim në fushë por ishim në Shkodër. Megjithatë, kemi luajtur 45 minuta, I kishim shanset për të shënuar por nuk ia arritëm. Duhet të shohim përpara dhe në futboll duhet të jesh gjithnjë 100%. Gabimi i Përgjonit? Është pjesë e asaj që thashë, ndoshta nuk mund të ndërtosh, por që të dëmtohesh vetë të vjen keq. 45 minuta nuk ishim në fushë.

Do ta ulni këtë eufori për dy ditë? Nuk ka më nevojë ta ulim, sepse futbolli ka ulur skuadra më të mëdha. Ka ndeshje prapë, jo se mbaroi, por e kam se si interpretuam ndeshjen. Kjo ndeshje na jep mësim, duhet të jemi ekipi pjesës së dytë dhe jo ekip i pjesës së parë. Nuk është se nuk jemi të qetë sepse po të mos ishim nuk do të dilnim para porte. Pastaj është edhe çështje fati dhe futbolli me njërën dorë të pret me të tjetrën të hedh. Kjo është mësim për ne, kampionati nuk ka diferenca dhe nëse ul vlerësimin ose bëheshin si të tjerët, ose bëhesh më i vogël se të tjerët.

Ne kishim vlerësim dhe u munduam të bënim pak rotacion për të qenë më të freskët se çdo tre ditë është e vështirë. Humbja nuk pranohet, por na bëhet mësim dhe këtë i thashë skuadrës sepse më mirë që ndodhi tani, edhe kjo ndeshje me dy tablo që ta kuptojmë kush jemi ne. Duhet të jemi ata të pjesës së dytë dhe jo ata të pjesës së parë”, ka deklaruar Orges Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *