Humbi 7-2 ndaj Aston Vilës, reagimi epik i Jurgen Klop: Vërtet thamë të hyjmë në histori, por jo…

Nga Klaudio Ndreca

Sa e vështirë është që të urresh Jurgen Klop! Ndoshta nga të vetmit trajner në Europë, për të mos thënë i vetmi, që edhe pas një humbje poshtëruese në shifrat 7-2 nuk vendoset në pikëpyetje për shkarkim nga posti i tij. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se çfarë transformimi ka marrë Liverpuli në drejtimin e trajnerit gjerman. “Champions League” dhe “Premier League” kanë ngritur në “qiellin e shtatë” edhe vetë tifozët, që nuk mund të urrejnë Klopin edhe sikur të ketë ruajtur më shpesh surpriza të tilla të hidhura.

Për të kaluar te intervista pas ndeshjes me Aston Vilën, atje ku nuk ka ngurruar për të dhënë spektakël. Një këshillë i vjen edhe lojtarëve të Liverpulit që duhet të jenë të ndërgjegjshëm se kjo nuk është mënyra e duhur për të mbërritur te historia e shumëkërkuar që nga dita e parë ku Klop u ul në stolin e këtij ekipi.

“Dukej sikur e humbëm gjithë planin e ndeshjes pasi rezultati shkoi 1-0. E kush dëshiron që të humbasë 7-2? Vite më parë i thamë vetes se donim të hynim në histori. Edhe kjo është histori, por padyshim në tipin e gabuar. Ne patëm shanse të mëdha të cilat i shpërdoruam. Por ti kur merr shtatë gola, nuk jam i sigurt se mund të them se rezultati përfundimtar do të ishte 7-7. Kemi bërë shumë gabime dhe ato janë vërtet të shumta në numër, për ta nisur që nga goli i parë. Mund të shkonte edhe më keq sigurisht, mund ta quajmë veten ndoshta pak me fat. Cilado qoftë skuadra dhe emri që kishim përballë nuk e pres një humbje 7-2. Aston Villa bëri mirë dhe ne e ndihmuam po kaq mirë për të mbërritur në këtë pikë”, u shpreh Klop. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *