“Ngo nuk do të luajë futboll”! Halili flet hapur për merkaton: Shkurtajn pyeteni sa peshon, Bregun më mirë që nuk e morëm

Refik Halili ka folur hapur sa i përket merkatos së Tiranës dhe duke komentuar të gjithë emrat e futbollistëve që u përfolën për kalimin te bardheblutë. Presidenti i kryeqytetasve e ka nisur rrëfimin e tij me sulmuesin Ngo që duket se po i mungon ndjeshëm klubit. I ftuar në emisionin “Sport News” që transmetohet në “News 24”, Halili nuk ngurron të shprehet se Ngo nuk dëshiron që të luajë futboll, për të cilësuar si një futbollist të vështirë për t’u menaxhuar.

Për të vazhduar edhe me rastin Shkurtaj, që kalohet me fenomenin e rritjes së çmimit kur kërkohet nga Tirana dhe rënien e vlerës kur arrin në një tjetër skuadër. Gjithashtu Halili është shprehur se ardhja e Bregut vetëm sa do të prishte harmoninë në ekip pasi ka ngarkesë të lojtarëve në atë pozicion.

“Marrëveshja më e vështirë për t’u bërë ka qenë me Ngonë. Kam thënë që ai nuk do të luaj futboll. Kur ua kam thënë miqve, janë habitur. Ngonë e njoh shumë mirë. Është i çuditshëm. Është e vështirë ta pranojnë ekipet. Pranova deri në 8 mijë euro pagesë. Në këtë kohë krize, por do të themi të vërtetën. 5-6 skuadra luajnë me element të rinj . Ai kërkonte të merrte një pagesë të lartë. Ngoja foli para Kupës së Republikës. Tha se kam këto propozime. Ta mbyll me Ngonë. Ka thënë pastaj dua të kthehem, por ne i kishim zgjidhjet në merkato.

Shkurtaj që në fillim donte të shikonte për jashtë. Kur më thanë merre, thashë pyeteni sa peshon sot. Shkurtaj nuk donte të ishte tek ne, donte jashtë. Kur vijnë e Tirana e ngrenë çmimin, kur ikin diku tjetër e ulin.

Abazaj nuk është se donte të vinte tek ne. Donte të vinte te ne para se të shkonte te Kukësi, donte të ikte jashtë Shqipërisë më vonë. Për Sabien Lilajn para ndeshjes me  Crvenan, 4-5 ditë, bëri një propozim stratosferë. Tha po stërvitem në palestër. Nëse do luante me Crvenan, si do të stërvitej me 4-5 ditë? Bregu ka qenë propozim nga fundi, unë jam i kënaqur me këta që kam. Po ta mernim Bregun, sbëmë mirë se fusim një lloj konkurencë. Kur ke 3 sulmues në një pozicion me të njëjtën pagë. S’kemi luks të mbajmë lojtar në stol me 6 mijë euro”, tha Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online