Një ngjarje me pasojë vdekjen e një punëtori ka ndodhur paraditen e së shtunës në ambientet e kantierit të stadiumit “Arena Kombëtare”.
Shtetasi me iniciali N.I ka humbur jetën pas plagëve të marra nga rënia nga lartësia. Në një njoftim të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës është bërë me dije se instancat shtetërore po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë/Informacion paraprak
Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.
Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes