Holandezët në modë te Barcelona, firmos talenti 18-vjeçar

Frenki De Jong nuk do të jetë i vetmi holandez që do t’i bashkohet Barcelonës gjatë merkatos së verës. Gazeta prestigjioze “De Telegraaf”, ka zbuluar se klubi katalanas ka arritur akordin për blerjen e 18-vjeçarit Ludovit Reis nga skuadra e Groningen.

Marrëveshja për transferimin e talentit holandez u arrit për shumë e 8 milionë eurove dhe në ditët në vazhdim pritet zyrtarizimi.

Reis, i lindur në Holandë nga prindër sllovenë, aktivizohet si mesfushor qendre dhe shumë vetë e krahasojnë për nga stili i rojës me mesfushorin e njohur katalanas Sergio Buskets.

Reis do të jetë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës gjatë turit të miqësorëve të verës, ku trajneri Ernesto Valverde do e vëzhgojë dhe do të japë vendimin për qëndrimin me ekipin e parë ose huazimin në një ekip tjetër ku 18-vjeçari mund të marrë minuta të bollshme.

https://www.youtube.com/watch?v=yyBwc1gJzT8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online