Holanda mposht Bullgarinë dhe shpreson, shkëlqen edhe Suedia

Dejvi Proper shënoi dy herë, duke ndihmuar Holandën të mbante gjallë shpresat për kualifikim në Kupën e Botës, në fitoren 3-1 kundër Bullgarisë. Mesfushori i Brajtonit në Angli shënoi në pjesën e parë, para se Roben të dyfishonte. Georgi Kostadinov i dha pak shpresë Bullgarisë, por sërish Proper mbylli llogaritë, me Holandën që është ende e treta në grup, pasi Franca e Suedia kryesojnë.

Suedia fitoi sot 4-0 në Bjellorusi, në një ndeshje që u kthye në stërvitje pa mbaruar pjesa e parë, sepse Forsberg, Niman e Berg shënuan në minutat 18, 24 e 37, ndërsa në fund Grankvist shënoi nga pika e bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online