HISTORIKE | Gjibraltari merr fitoren e parë në një ndeshje zyrtare

Data 13 tetor 2018 do të mbahet mend gjatë nga banorët e Gjibraltarit, kjo për faktin se përfaqësuesja e tyre ka regjistruar një fitore, e cila është e para në historinë e kësaj Kombëtareje, sa i përket ndeshjeve zyrtare. Flasim për ndeshjet zyrtare, kjo pasi Gjibraltari ka vetëm pak vite që është bërë anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s.

Një ndeshje e pabesueshme për skuadrën e cila luan ndeshje zyrtare që nga viti 2014, pasi më parë në një ndeshje zyrtare nuk ka marrë as edhe një barazim, ndërkohë që suksesi i parë vjen në transfertë, ndaj një skuadre që në fushë kishte dhe një yll si Mkitarian.

Ndeshja u vendos nga një 11-metërsh, me Çipolinan që nuk gaboi nga pika e bardhe e penalltisë në minutën e 50-të. Në fund një fitore që sigurisht nuk është se do t’i ndryshojë pozicion në renditjen e grupit, por sa i përket historisë do të mbahet mend gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *