Historike/ Girona i shënon 4 gola Barçës dhe siguron për herë të parë Champions-it, i dhuron titullin kampion Realit të Madridit

Një natë historike për klubin e Gironës. Skuadra spanjolle ka siguruar për të parën herë kualifikimin në Champions League. Katër javë përpara fundit të kampionatit, bardhekuqtë kanë mposhtur me shifrat 4-2 Barcelonën, duke u shkëputur me 12 pikë diferencë nga Athletic Bilbao e vendit të 5-të.

Christensen-i zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3-të të takimit, por vetëm 60 sekonda më vonë, Dovbyk e dërgoi sërish sfidën në baraspeshë. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Barcelonës, teksa Leëandoëski ktheu në gol një 11 metërsh në minutën e parë të kohës shtesë. Por Girona u kundërpërgjigj bindshëm në fraksionin e dytë të lojës.

Portu barazoi sërish në minutën e 65 dhe dy minuta më vonë Gutierrez përmbysi rezultatit. Në minutën e 75 ishte sërish Portu ai që e ndali topin në rrjetë, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren 4-2. Kjo fitore e Gironës ka gëzuar edhe Realin e Madridit. Ekipi i Ancelotti-t është kurorëzuar sot kampion i La Liga-s pas kësaj humbjeje të Barcelonës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/