Eklent Kaçi është shpallur kampion Europe për herë të parë. Bilardisti shqiptar ia ka dalë të triumfojë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Trevizo të Italisë. Kurbinasi e nisi me humbje, por më pas në shansin e dytë nuk gaboi më dhe shkoi deri në finale.
Aty iu desh të sfidonte Ralf Soquet, fitues i 22 medaljeve të arta në Europian. Kaiseri e pa veten në vështirë, pasi Kaçi e çoi ndeshjen në 6-1. Gjermani reagoi dhe ndeshja shkoi në 7-6 për bilardisti shqiptar, i cili nuk gaboi më dhe triumfoi edhe në lojën e tetë, duke u bërë për herë të parë kampion Europe në Disiplinën 8-Ball.
Kaçi në të shkuarën ka marrë 5 medalje, 3 bronzi dhe dy argjendi. Të gjitha këto gjatë kampionatit Europian për paratërinj (deri në 17 vjeç). Ndërkohë për të riun gjërat nuk kanë shkuar mirë në disiplinën 10-Ball. Aty është eliminuar në 1/32, duke e mbyllur në vendin e 71-të. Pritet që të zhvillohet gara edhe për disiplinën 9-Ball, në të cilën Kaçi synon të marrë medalje.