“Historike, asnjë klub shqiptar nuk ka shitur më shtrenjtë se kaq”! Te Partizani krenohen me Skukën: Kishte ofertë nga Seria A dhe Dinamo Kiev

0

Skuka është zyrtarizuar si lojtari i ri i Metz. Sulmuesi do të jetë pjesë e Ligue 2 dhe objektivi i tij tanimë është që të ngjitet në elitën e futbollit francez. Drejtori i Partizanit, Elton Marini, është shprehur në intervistën për “Gazeta Blic Sport” me gazetarin Lorik Jashanica se bëhet fjalë për një transferim historik për futbollin shqiptar.

“Jemi të kënaqur që transferimi Skukës përveçse është një burim i mirë të ardhurash për financat e klubit, është një fakt historik për shifrën e dakordësuar. Asnjë klub shqiptar nuk ka bërë një transferim kaq të lartë deri më sot. Përveç kësaj është një transferim që kryhet në një kampionat të rëndësishëm dhe jo rëndom siç kemi parë në vitet e fundit shembuj si Turqi, Azerbejxhan, Hungari apo Kroaci

Tani që kemi dakordësuar për shitjen e tij, mund t’ju them që kemi pas oferte nga Dinamo Kiev, Lecce dhe Hellas Verona. Por Xhuliano dhe ne zgjodhëm Francën përpos shifrave edhe për një ambientim më të mirë të djalit, pasi flet gjuhën franceze. Shpresojmë që ai të bëjë sukses në Metz me mundesi për të shkuar më lartë, në Ligue 1 ose në liga të tjera të forta europiane”, tha Marini. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.