VIDEO/ Portieri i pason topin dhe mbrojtësi e ndalon me dorë, penalltia e pabesueshme që iu dhurua Milanit në kampionatin Primavera
Në ndeshjen mes Milanit dhe Veronës në kampionatin Primavera është regjistruar një nga penalltitë më të pabesueshme të dhëna në futboll. Gjyqtari ndaloi aksionin e kuqezinjve dhe topi i takonte skuadrës së Veronës për ta rrokullisur sërish. Portieri i verdhebluve pason shkurt për te shoku i tij i skuadrës, i cili duket se vëmendjen e ka pasur diku tjetër.
Mbrojtësi i Veronës e ndalon topin me dorë në zonë dhe pretendon të nisë më pas aksionin për ekipin e tij, por loja kishte nisur më parë. Arbitri i fryn bilbilit dhe sinjalizon penallti. El Hilali u tregua i saktë nga 11 metrat duke i dhënë kuqezinjve barazimin 1-1 në këtë ndeshje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Clamoroso rigore in Milan-Verona Primavera. Il portiere rimette in gioco la palla e il difensore la stoppa con la mano. Cosa ho appena visto pic.twitter.com/06o27uJdSd
— SBALLO TOURETTE (@SballoTourette_) January 22, 2023