Historia që përsëritet, 20 vite më parë Bajerni eliminohej në të njëjtën mënyrë nga Magdeburg

Historia përsërit vetveten! Kështu është pasqyruar humbja dramatike e Bajernit të Mynihut ndaj Hostein Kiel gjatë mbrëmjes së djeshme. Disfatë kjo e cila ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave europiane pasi kampionët e Bundesligës u eliminuan nga Kupa e Gjermanisë nga një ekip që vinte nga kategoria më e ulët dhe që në total kushtonte 17 milionë euro.

Por kjo nuk është hera e parë që Bajerni provon një shije të tillë. Përpara 20 vitesh ofrohej sërish e njëjta panoramë, me ndryshimin e vetëm në emrin e kundërshtarit. Magdeburg mbërriti për të surprizuar Bajernin duke e eliminuar nga “ruleta ruse”, teksa koha e rregullt e takimit përfundoi në shifrat 1-1. Padyshim që një dush i ftohtë ka ardhur për futbollistët e Bajernit pas kësaj disfate, teksa në futbollin e sotëm nuk mund të nënvlerësohet asnjë rivalë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online