Në Turqi zbulojnë ekipin që është më afër Albi Dokës, do të bashkohet me Kaleb Ekuban

Albi Doka është duke u rritur së tepërmi në aftësitë e shprehura në fushën e lojës teksa fitoi edhe fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Niveli i treguar me Gorican në Kroaci ka bërë që emri i mbrojtësit shqiptar të qarkullojë menjëherë edhe në Turqi. Ish-futbollisti i Tiranës do të bëjë një tjetër kalim në merkaton e dimrit. “Karadenizgazete” ka zbuluar së fundmi se Trabzonspori është ekipi që gjendet më afër transferimit të Dokës. Trajneri i këtij ekipi, Abdullah Avci ka dhënë pëlqimin e tij që drejtuesit të nisin negociatat me Gorican.

Skautët e Trabzonsporit e kanë ndjekur në shumë ndeshje Dokën dhe performancat e tij janë pëlqyer. Ndërkohë krahu i djathtë i mbrojtjes në këtë skuadër ka shumë hapësira pasi nuk binden nga organike aktuale. Tashmë pritet që të konkretizohet marrëveshja gjatë ditëve në vijim dhe Doka do të gjejë te ekipi i njohur i elitës turke edhe një tjetër ish-futbollist të Superiores, Kaleb Ekuban. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online